Sport

Atletico dhe Barcelona nuk e duan Griezmann-in në ekip


Barcelona është e shqetësuar për atë që mund të ndodhë me Antoine Griezmann verën e ardhshme, raporton ESPN, me klubin e LaLigës që beson se Atletico Madrid do të kërkojë të shmangë pagesën e 40 milionë eurove të rënë dakord për ta transferuar francezin.

Griezmann u kthye në Atletico vitin e kaluar në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare, me një klauzolë që thoshte se ata do të detyroheshin t’i paguanin Barcelonës 40 milionë euro nëse francezi do të luante të paktën 45 minuta në 50% të ndeshjeve.

Vitin e kaluar, Griezmann e bëri këtë në 30 nga 37 ndeshjet për të cilat ai ishte i disponueshëm, në formë dhe nuk i nënshtrohej pezullimit – por në dy ndeshjet e Atletico-s në ligë deri më tani këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 28 minuta kundër Getafes dhe 28 minuta të tjera kundër Villarreal.

Barcelona dhe Atletico mbajtën një seri takimesh gjatë verës për të diskutuar situatën, dhe madrilenët po përpiqej të bindnin Barcelonën që t’u ofronte atyre një marrëveshje më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore