Shqipëria

Atentati në Don Bosko, reagon Salianji: Krimi dhe droga po mbysin vendin


Pas një atentati ku mbeti i vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë, ka reaguar deputeti demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit përveçse ankthi dhe pasiguria po mbysin vendin, krimi dhe droga po mbizotërojnë.

“Vrasjet e stilit mafioz janë rritur dhe proporcionalisht pafuqia e shtetit për ti zbuluar se parandalimi as që imagjinohet!”.

Kështu shkruan Salianji në postimin e tij.

Për demokratin, armët që shkrehen në mes të kryeqytetit dhe popullatës, janë këmbanë alarmi të një qeverie që është në inerci dhe nuk ka kontroll në territor.

“Bashkëpunimi me bandat në zgjedhje ka zhdukur kufirin mes shtetit dhe mafias dhe po prodhojnë pasiguri dhe mungesë rendi”, vijon më tej Salianji.

Ndërsa, në përmbyllje, ai thotë se “për fat të keq, Policia e Shtetit duket e prangosur nga drejtuesit e ‘Rilindjes’, që për interes primar kanë partinë e zgjedhjet dhe jo Shqipërinë e rendin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore