Sport

Atdhe Nuhiu tërhiqet nga Kosova


Futbollisti nga Kosova, Atdhe Nuhiu, nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Lajmin për tërheqjen nga Kosova, e ka bërë të ditur vetë Nuhiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në instagram, duke mos dhënë ndonjë arsye shtesë.

“Po ju drejtohem sot, për t’ju njoftuar se kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll. Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës, një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme gjatë rrugëtimit 4-vjeçar”, thuhet në postimin e Atdhe Nuhiut.

31-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2017, i cili është paraqitur në 18 takime zyrtare dhe ka shënuar tre gola.

Nuhiu aktualisht luan për skuadrën nga Qipro, Apoel Nicosia, në të cilën u transferua në shtator të vitit 2020 si transferim i lirë.

Kurse para se të transferohej te te Apoel, Nuhiu pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te skuadra e Sheffield Wednesday.

Në Sheffield, Nuhiu luajti përgjatë shtatë sezoneve, i cili në 277 ndeshje, ka shënuar 50 gola në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore