Sport

Atalanta arrin marrëveshjen me Kovalenko-n


Atalanta e Gian Piero Gasperini-t ka arritur marrëveshjen me yllin e Shakhtar Donetsk-ut, Viktor Kovalenko-n, raporton gazetari sportiv italian, Gianluca di Marzio.

24-vjeçari do të mbërrij në Bergamo të dielën ose të hënën për të kryer vizitat mjeksore. Me Shakhtar-in kishte kontratë deri në 30 qeshor 2021. Atalanta do të paguaj 1 milion euro për lojtarin.

Kovalenko numëron 215 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Shakhtar-in, ku ka realizuar 38 gola dhe 16 asiste. Që nga viti 2015, Kovalenko është pjesë e Kombëtares së Ukrainës, ku numëron 29 paraqitje.

Mesfushori i avancuar, shihet si alternativ e mirë, për të zëvendësuar ish-kapitenin, Papu Gomez-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore