Lajme

“Ata që besojnë se Serbia duhet ta pranojë me kërcënime marrëveshjen për Kosovën jetojnë në përralla”


“Ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës në mënyrë që të kenë duar të lira për të përfunduar spastrimin etnik në Kosovë, jetojnë në përralla”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, Kryepeshkopi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq

“As politikanët e SHBA-së dhe as të BE-së nuk janë në atë histori tani 20 vjet pas të gjitha atyre gabimeve të udhëheqësve të Kosovës”.
Ai ka shpërndarë një lajm të emisarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer me titullin se “marrëveshja duhet të pranohet nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina”.

Palmer pas vizitës në Prishtinë e Beograd, theksoi se “koha nuk është në anën tonë”.

“Sa më gjatë që presim, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara”, pati thënë Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për televizionin serb N1, kur është pyetur nëse ka një afat kohor për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”, potencoi Palmer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore