Sport

Aston Martin vazhdon me të njëjtin formacion


Skuadra e Aston Martin në Formula 1, ka zyrtarizuar se në vitin 2022 do të vazhdojë me të njëjtin grup pilotësh.

Kanadezi Lance Stroll dhe gjermani Sebastian Vettel do të pilotojnë makinën legjendare të paktën edhe për një vit.

Lance Stroll ulësen e kishte të sigurt, për shkak se performancat e tij ishin të mira dhe babai i tij Lawrence Stroll është financuesi kryesorë i skuadrës.

Ai pritet të vazhdojë me kontratë afatgjate, duke u lidhur me klubin të paktën deri në vitin 2024.

Sa i përket katër herë kampionit të botës, Vettel, e ardhmja e tij nuk ishte vendosur ende për shkak të tij.

Sebastian Vettel dhe Lance Stroll me makinën e Aston Martin F1

Vettel nuk ishte i sigurt se a do vazhdojë në F1, por paraqitja premtuese e skuadrës së gjelbër, e shtyu atë që të vendosë për qëndrimin.

Aston Martin ka një ndër makinat më të shpejta në F1, dhe me rregullat e vitit 2022, ata priten të kenë ngritje të madhe.

Vettel ka thënë se ai synon një tjetër titull kampion dhe se Aston Martin “është vendi i duhur për ta arritur këtë gjë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore