Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni, bashkë me bashkëpunëtorin e saj amerikan, Hap Griffin, kanë zbuluar një trup të ri qiellor.
Aktualisht asteroidi i zbuluar ka një madhësi prej 25 magnitudësh, që do të thotë se distanca e pozitës së asteroidit dhe tokës është rritur krahasuar me momentin kur është identifikuar.
Në një intervistë për Albanian Post, Pranvera, ka thënë se i gjithë zbulimi ka ardhur falë një kampanje të “International Astronomical Search Collaboration”, në të cilën ajo mori pjesë me Griffin.
“Unë dhe Hap Griffin, kemi marrë pjesë në një kampanjë të organizuar nga IASC, prej të cilës kemi pranuar të dhëna javore nga një observator astronomik në Hawaii”.
“Në mesin e këtyre të dhënave, kemi pa trupa të vegjël qiellor që kanë qenë të zbuluar paraprakisht, por ndodhi që një nga ta të ishte asteroid që nuk ishte vënë re nga askush më parë dhe ne ishim personat e parë që e kemi pa këtë trup qiellor”, thotë Pranvera.
Procesi i konfirmimit ka zgjatur afro 10 muaj, ndërsa astronomja kosovare tregon se – “një vrojtim nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar ekzistencën e një trupi qiellor, prandaj duhet një kohë deri sa astronomët ta vëzhgojnë për të arritur deri te vërtetimi final i zbulimit”.
Mes tjerash, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe emërtimit të trupit të ri qiellor, për të cilin Pranvera dhe Hap, janë në bisedime e sipër.
Por, megjithëse është hera e parë që dikush nga Kosova arrin diçka të tillë, dyshja janë koordinuar që emërimi të ketë lidhje me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
“Ne jemi zbuluesit e parë të këtij trupi qiellor, prandaj kemi të drejtën e pagëzimit me ndonjë emër që ne do e zgjedhim”.
“Duke qenë së është hera e parë që një trup qiellor të zbulohet nga një kosovar, jemi dakorduar që emërtimi të ketë lidhje me Kosovën dhe të prezantojë shqiptarët”, thekson Pranvera.
Ndërkohë, Pranvera, tregon se planet e saj për të ardhmen përfshijnë dëshirën e saj për të vazhduar me studimet në fushën e shkencave planetare.
Për momentin, Hyseni, është në prag të përfundimit të degës së masterit në këtë fushë, teksa është pjesë e një prej universiteteve më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë të California-s në Santa Cruz.
Por, jo vetëm!
Një nga planet dhe dëshirat e saj për të ardhmen është edhe pjesëmarrja në një mision planetar.
“Në të ardhmen time, dua të kem mundësinë që të bëhem pjesë e ndonjë misioni planetar të NASA-s”, përfundon astronomja kosovare, Pranvera Hyseni.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës