Sport

Asnjë tifoz izraelit nuk udhëtoi drejt Shqipërisë, thotë Verçani


Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, zbuloi se asnjë tifoz izraelit nuk ka udhëtuar nga Izraeli në Shqipëri, për të parë ndeshjen.

Lajmin e bëri të ditur Euronews Albania, duke cituar intervistën me zyrtarin e futbollit shqiptar.

Kujtojmë që në orën 20:45, kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin në stadiumin “Air Albania”.

Kjo garë është e vlefshme për kompeticionin “Nations League”, ku Shqipëria ka pretendimet e saj për kryesimin e grupit.

“Për fat të keq nuk ka asnjë tifoz udhëtues në këtë ndeshje. Janë 150 bileta të cilat i takojnë Federatës së Izraelit të dhëna nga Federata Shqiptare si organizatore dhe këto bileta i kanë shpërndarë për miqtë e tyre përmes ambasadës izraelite”, deklaroi Verçani për Euronews.

Zyrtari i FSHF-së theksoi se deri në orët e pasdites janë shitur 16 mijë e 500 bileta dhe janë në dispozicion edhe 5 mijë e 500 të tjera për tifozët shqiptarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore