Lajme

Asnjë i vdekur dhe asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes në Kosovë.

Ndërsa janë testuar 291 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 4 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 55.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 3 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 166, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 231.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore