Lajme

Asgjë e re, në Samitin e Brdo-së në Slloveni


Fotoja familjare në mes të burrështetasve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sllovenisë

Kështjella e Brdo-së në Slloveni që u përdor nga ish-lideri suprem jugosllavë Tito si shtëpi verore, këtë të mërkurë ishte nikoqir i burrështetasve të Ballkanit Perëndimor

Gjashtë liderët ballkanas diskutuan me ata të Bashkimit Evropian për të ardhmen e rajonit në bllok.

Edhe pse mbizotëronte një mot me shi, shpresat e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor për një perspektiv evropiane ishin të mëdha.

Bindja u fuqizua edhe më shumë pas deklarimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Por, për kryeministrin kosovar, BE-ja veçse është treguar shumë e padrejtë me Ballkanin, pasi sipas tij pa Ballkanin Perëndimor nuk ka Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore