Sport

Asensio merr ofertë nga Premier Leauge


Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio, do të largohet nga klubi gjatë ditëve në vijim, pasi që nuk e vazhdoi kontratën me klubin, e cila i skadon në fund të muajit qershor.

Duket që karriera e mesfushorit spanjoll do të jetë Premier Leauge angleze, me skaudrën e Aston Villa-s që është favorite për ta transferuar.

Mediat spanjolle raportojnë që trajneri i Villa-s, Unai Emery, e ka bindur Asensio-n që të bashkohet me projektin e tij në klub.

Trajner spanjoll bëri një punë të madhe me klubin anglez, që kur e mori drejtimin e tyre në nëntor të vitit të kaluar, duke e kualifikuar në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, për Asensio-n është në garë edhe skuadra e Milan-it, por paga e lartë që kërkon spanjolli mbetet një problem për ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore