Jetesë & Stil

As statuja e Dianës, s’i bashkoi dot William dhe Harry-n


Marrëdhëniet mes vëllezërve Princër, William dhe Harry, nuk mund të ishin më keq.

Shumë njerëz besonin se relacioni mes dyshes, Princit William dhe Princit Harry do të rregullohej pas zbulimit të statujës në nder të Princeshës Diana. Por, nuk ndodhi ashtu.

Diana, William dhe Harry.

Mediat angleze raportojnë se princërit mezi kanë folur me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë kaluar më shumë se 20 minuta bashkë, pas ceremonisë.

Burime të sigurta të së përditshmes së shtypit rozë, “Page Six”, kanë bërë të ditur se së fundmi, Princi William e ka cilësuar Princin Harry, si “vështirë të besueshëm”.

“Pothuajse e pamundur që Harry të jetë i besueshëm”, ka theksuar burimi, i cili pretendon se këto ishin fjalët e William.

Gjithsesi, marrëdhënia mes vëllezërve u prish kohë më parë, që kur Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, dhanë intervistën e tyre të bujshme per Oprah Winfrey, ku edhe bënë deklarata të forta kundër familjes mbretërore.

Që nga ajo kohë, koha që Harry kalon me familjen mbretërore është minimale, teksa kjo ishte hera e parë pas ca muajsh që ai vizitoi familjen.

Vizita e tij u bë në kuadër të zbulimit të statujës për nder të Princeshës Diana, e cila po të ishte gjallë do të mbushte plot 60 vjet.

Statuja e Princeshes Diana.

Zbulimi i statujës u bë në Kensington Palace dhe kjo vepër artistike paraqet Dianën me tre fëmijët e saj përreth vetes.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë, Princi Harry, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndarë kohën e tij më gruan, Meghan Markle.

Hera e fundit që ai ishte në Britani të Madhe, ishte ceremonia e varrimit të gjyshit të tij të, Princit Philip.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore