Shëndet

Arsyet përse është e vështirë të ulni barkun


Ushtrime e gabuara fizike

Nëse mendoni se mund ta zhdukni barkun me një korse të shtrënguar e keni shumë gabim. Për të rritur sasinë e kalorive të djegura duhet forcuar muskulatura.

Ndaj është më mirë nëse i drejtoheni peshave dhe ushqimeve që rrisin aktivitetin kardiomuskular.

Sport me intensitet të lartë

Sipas një studimi amerikan, për të djegur dhjamin e barkut (abdominal) është e nevojshme që të rrisni intensitetin e aktivitetit fizik.

Ushqimet e përpunuara

Dhjami në bark është i lidhur drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Konsumi me tepricë i karbohidrateve të rafinuar si buka e bardhë, cracker dhe patatinat, apo sheqeri që merrni nëpërmjet ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, sjellin kilogramët e tepërta në bark.

Yndyrat e “gabuara”

Ekzistojnë ushqime që kanë yndyrë “të mirë” dhe “më pak të mirë”. Nëse po kërkoni që të hiqni sasinë e dhjamit në bark atëherë mishi i kuq për shembull duhet eliminuar.

Konsumi i vajit të ullirit, apo i disa llojeve të tjera që kanë sasi të kontrolluar të yndyrave janë më të këshillueshme.

Stresi i tepërt

Ritmet e një jete të çrregullt, impenjimet në punë apo në familje mund ta bëjnë edhe më të vështirë për të ulur kilogramët e tepërta.

Sidomos tek ata që situatat e stresit i përballojnë duke ngrënë.

Mungesa e gjumit

30 % e amerikanëve flenë më pak se 6 orë gjumë në ditë. Sipas studiuesve kjo është shumë pak, pasi tek të rriturit është e nevojshme të bëjnë 7-8 orë gjumë në natë.

Forma e barkut si “mollë”

Nëse keni një bark në formë “molle”, që ka tendencën të akumulojë kilogramët e tepërta rreth kërthizës, do të thotë se shëndoshja në këtë pjesë të trupit është diçka genetike.

Fatkeqësisht në këtë rast, dobësimi në këtë pjesë të trupit është diçka shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Vezoret dhe hormonet

Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah një lidhje mes nivelit të testosteroneve dhe disa sindromave si ajo e vezoreve polistike.

Në këto raste mund të jetë shumë e vështirë rënia në peshë, ashtu sikurse ka një rrezik më të lartë të shfaqjes së diabetit.

Motivimi

Për të bërë të mundur heqjen e dhjamërave tek barku është e nevojshme që të ndiqet një dietë me përmbajtje të ulët kalorish, me ushqime të studiuara mirë.

E gjitha kjo mund të rezultojë e vështirë për t’u ndjekur nëse nuk keni motivimin e duhur.

 

Përshtatur nga “ The Health” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore