Boterori 2022

Arsyeja interesante që Giroud mungoi në festën e ekipit të tij


Franca e mposhti Poloninë me rezultat 3:1 dhe u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.

Olivier Giroud hapi serinë e golave dhe njëkohësisht u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze, derisa dy golat e tjerë u shënuan nga Kylian Mbappe.

Sipas “La Provence”, skuadra franceze kishte planifikuar një surprizë të veçantë për të festuar rekordin e Giroud në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, siç shihet edhe nga video e publikuar nga Federata e Futbollit të Francës, sulmuesi i Milan-it nuk ishte me bashkëlojtarët e tij për ta festuar suksesin dhe arritjen e rekordit historik.

Thuhet që arsyeja që Giroud nuk ishte aty, ishte pasi që menjëherë pas ndeshjes u urdhërua për ta bërë një test dopingu dhe nuk u lejua të bashkohej deri sa ta kishte përfunduar atë.

Pra, përkundër që ka 36 vjet mbi supe, Giroud po kalon momente shumë të mira me kombëtaren e tij.

Ky ishte goli i tretë në këtë Kampionat Botëror për të, derisa dy të tjerët i kishte realizuar kundër Australisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore