Sport

Arsenal-i ‘shkarkon’ Aubameyang-un nga kapiten skuadre, nuk ftohet për ndeshjen e radhës


Pierre-Emerick Aubameyang-u ka marrë dy lajme jo shumë të mira për karrierën e tij këtë të martë. Sipas “Daily Mail”, sulmuesit i është hequr shiriti i kapitenit dhe nuk është ftuar për ndeshjen e radhës në Premier League përballë West Ham-it.

Ishte vetë trajneri i “topçinjëve”, Mikel Arteta, që konfirmoi se Aubameyang-u nuk do të jetë më kapiteni i skuadrës.

“Pas shkeljes së tij të fundit disiplinore javën e kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i klubit tonë dhe nuk do të përzgjidhet për ndeshjen e të mërkurës kundër West Ham United”, tha Arteta.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që të gjithë kemi vendosur dhe rënë dakord. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, thkesoi tekniku.

Futbollisti u largua nga Londra për në drejtim të vendit të tij, Gabonit, javën e kaluar, pasi kishte e emën sëmur. Ai duhej të kthehej para të enjtes për t’u stërvitur me skuadrën, në mënyrë që të ishte gati për ndeshjen e radhës.

Por, Aubumenyang-u u rikthye të enjten në mëngjes dhe për pasojë protokollet aktuale në fuqi anti-COVID e ndalonin të shkonte në stërvitje.

32-vjeçari ka qenë kapiteni i skuadrës gjatë gjithë kohës që Arteta drejton Arsenal-in. Shiritin e mori që në kohën kur skuadra drejtohej nga Unai Emery dhe firmosi zgjatjen e kontratës deri në 2023 me pagë 350 mijë paund në javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore