Përballje

Arsenal-i mbyll javën në Premier League


Java e tetë e Premier League solli mjaft surpriza.

Manchester United humbi përballë Leicester City-t, derisa Brighton u ndal në barazim nga Norwich-i i Milot Rashicës.

Sonte, kjo javë mbyllet në ndeshjen e “Emirates Stadium”, me Arsenal-in që është nikoçir i Crystal Palace.

Në mini-derbin e Londrës, skuadrat vijnë me qëllime të ndryshme, edhe pse vetëm një vend I ndan në tabelë.

Arsenal kërkon afrimin me zonën Evropiane, deri sa Crystal Palace largimin nga zona e ftohtë.

Në katër ndeshjet e fundit, topçinjtë e Arteta-s kanë fituar tre dhe kanë barazuar një, duke lënë prapa fillimin katastrofal të sezonit.

Kurse, Crystal Palace, në katër të fundit, ka humbur një, barazuar dy e fituar vetëm një.

Sonte me fillim në orën 21:00, skuadrat vijnë përballë njëra-tjetrës, me pak mungesa.

Granit Xhaka është emri që mungon te Arsenal-i për shkak të lëndimit, kurse Eze dhe Ferguson mungojnë te Crystal Palace.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore