Sport

Arsenal-i gati të paraqesë ofertën për Vlahovic-in, detajet


Arsenal-i po kërkon me çdo kusht të marrë shërbimet e futbollistit serb të Fiorentina-s, Dusan Vlahovic-it.

Sipas spanjolles “Sport”, anglezët kanë gati ofertën për të bindur klubin dhe lojtarin.

“Topçinjtë” janë gati të ofrojnë 58 milionë paund te Fiorentina për 21-vjeçarin. Ndërsa, për të bindur lojtarin, atij pritet t’i ofrohet deri në 300 mijë paund në javë.

Juventus-i, Manchester City dhe Tottenham-i janë gjithashtu në garë për sulmuesin.

Ai ka vetëm gjashtë muaj kontratë me klubin viola.

Vlahovic-i ka shënuar 23 gola në 29 paraqitje për Fiorentina-n këtë sezon. Serbi ka refuzuar kategorikisht çdo rinovim kontrate që i është ofruar nga italianët.

21-vjeçari është përforcimi i duhur për Mikel Arteta-n. Pierre-Emerick Aubameyang-u pritet të largohet, pas shkeljeve disiplinore të herëpasherëshme që ka kryer.

Alexandre Lacazette-s i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe gjithashtu pritet të largohet. Një tjetër emër në sulm që varet nga ardhja e  Vlahovic-it është Eddie Nketiah. Nëse serbi vjen tani në janar, ai do të kalojë te Crystal Palace.

Arsenali gjithashtu ka shfaqur interes për sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert-Lewin dhe Jonathan David-in nga Lille. Ata janë të interesuar edhe për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimaraes-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore