Sport

Arsenal-i arrin marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Saka-n


Arsenal-i ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me një nga yjet kryesorë të ekipit.

Bëhet fjalë për Bukayo Saka-n, me të cilin “Topçinjtë” kanë rënë dakord për nënshkrimin e kontratës së re.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, sipas të cilit Saka do të nënshkruajë marrëveshje të re me Arsenal-in të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Detajet e kontratës së re nuk janë bërë të ditur, por flitet se kushtet financiare do të jenë të përmirsuara.

Përveç Saka-s, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e tyre, Aaron Ramsdale, ku me të dy do të rinovojnë në javën e ardhshme.

Kujtojmë që Saka ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Arsenal-it në këtë edicion, i cili ka kontribuar me 13 gola dhe 11 asistime në 36 ndeshje në Premier Leauge.

Kujtojmë që ai është futbollist i dalë nga akademia e klubit londinez, i cili me klubin e parë debutoi në sezonin 2019/20.

Deri më tani ai ka zhvilluar 177 ndeshje me fanellën e Arsenal-it, prej të cilave ka shënuar 37 gola dhe ka dhuruar 40 asistime.

Ndërkaq, 21-vjeçari është bërë edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares së Anglisë, me të cilët numëron 26 ndeshje zyrtare dhe tetë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore