Shqipëria

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali


Një shtetas 48-vjeç nga qyteti i Lezhës, është arrestuar nga Interpol Tirana, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. S., banues në Lezhë, ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore