Lajme

Arrestohet një person në Zelandën e Re, shkeli rregullat e COVID-19


Në Zelandën e Re, ndaj një burri, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, policia ka marrë masa mbrojtëse.

Pasi u bë me dije se personi në fjalë ishte arratisur, polica ka rrethuar shtëpinë e tij. Ai u gjend rreth 10 km larg banesës së tij.

I gjithë stafi i policisë, që i është përgjigjur këtij incidenti, ka ndjekur udhëzimet shëndetësore, në përputhje me procedurat e COVID-19.

Auckland është izoluar plotësisht, ndërsa rastet me variantin Delta janë shtuar.

Personi që u arrestua është shfaqur në gjykatën e rrethit Auckland, pas akuzave për mosrespektim të rregullave.

Ai është liruar me kusht për t’u kthyer në një strukturë karantine të menaxhuar.

Shumica e zonave, në të cilat qëndrojnë njerëzit, kanë izolim maksimal.

Në vitin 2020, të paktën tre persona bënë të njëjtën gjë, dikush u arratis për të blerë alkool, ndërsa një tjetër për të blerë në supermarket.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore