Lajme

Arrestohet “Diaboliku” Matteo Messina Denaro, bosi i mafies siçiliane


Është arrestuar nga autoritetet italiane bosi i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro, i cili prej 30 vjetësh kërkohej nga sistemi i drejtësisë italiane për krime të ndryshme.

Në çastin e kapjes, bosi italian i mafies ishte duke marrë trajtim në një klinikë spitale në Palermo, Maddalena.

Prej vitit 1993, kur në një letër të lënë pas për të dashurën e tij, ai saktësonte se emrit të tij “do t’ia dëgjonin bëmat”, Messina, i njohur me nofka të ndryshme si “diaboliku” dhe “u siccu”, ishte në arrati.

Ai kishte lidhje shumë të forta me organizatën kriminale Cosa Nostra dhe cilësohej si një ndër personat më të kërkuar në shtetin fqinj, por edhe ndër më të rrezikshmit në qarkullim.

Ai është i dënuar nga Gjykata të ndryshme në Itali, si urdhërues i dhjetëra vrasjeve dhe ekzekutimeve, përfshi edhe atë të një fëmije, Giuseppe Di Matteo, djali i një të penduari të drejtësisë, të cilin e kanë vrarë duke e mbytur e trupin më pas ia kanë shkrirë në acid.

Po ashtu, Messina akuzohet edhe për atentatet ndaj prokurorëve Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino, apo për atentate të ndryshme në Milano, Firenze dhe Romë.

Messina Denaro ishte i fundit bos i mafies për nga statura e tij dhe qindra forca policore, janë angazhuar përgjatë viteve për kapjen e tij, por pa sukses.

Arratia e tij nga forcat e rendit, ia kalon edhe asaj të aleatëve si Toto Riina, i cili mbeti në arrati për 23 vjet, apo të Bernardo Provenzanos, dy prej liderëve mafiozë më gjakatarë në historinë e mafias italiane.

Bosi siçilian u arrestua, por cilët janë të arratisurit e tjerë madhorë për drejtësinë italiane?

30 vjet pas kapjes së Toto Riina-s, drejtësia përndiqet nga “strofulla” që nuk u kontrollua kurrë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore