Lajme

Arrestohet bashkëshorti i Nancy Pelosi-t


Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u arrestua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Kjo, sipas raportit të rezervimit publik të Rrjetit të Drejtësisë Penale të Qarkut Napa.

Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan CNN.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u arrestua në orën 23:44 të së shtunës nën akuzën për drejtimin e automjetit nën ndikim dhe drejtimin me një përmbajtje alkooli në gjak prej 0.08 për qind ose më të lartë, thotë raporti publik.

Të dyja akuzat janë kundërvajtje.

Tabloidi amerikan “TMZ” raportoi i pari arrestimin e Pelosi-t.

Lirimi me kusht u caktua në 5 mijë dollarë sipas raportit të rezervimit dhe të dhënat tregojnë se ai u lirua të dielën në mëngjes.

Paul Pelosi, me origjinë nga San Francisko, është i martuar me Nancy Pelosi që nga viti 1963. Të dy kanë pesë fëmijë së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore