Shqipëria

Arrestohet autori i gjashtë vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës


Policia e Shtetit, të dielën e 1 gushtit, ka arrestuar në një shtetas që dyshohej për gjashtë vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës.

Sipas operacionit policor “Përsëritësi”, u bë identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani“, Shkodër.

I cili ka qenë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore