Shqipëria

Arrestohet 57-vjeçari në Lezhë, i sekuestrojnë dy armë dhe 232 fishekë


Njё rast i armëmbajtjes pa leje dhe municionit luftarak ёshtё goditur nё qytetin e Lezhёs.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e njё arme zjarri tipi automatik, njё pushke dhe tetё krehrave me 232 fishekë luftarak, të cilat u gjetën nё banesёn e njё personi, në fshatin Markomataj.

Poseduesi i tyre është 57-vjeçari me inicialet V.K., i cili ёshtё arrestuar nё flagrancë, njofton policia.

Materialet janё referuar pranё Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprimet e mёtejshme hetimore, pёr veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore