Shqipëria

Arrestohet 26-vjeçari për përdhunim dhe lëndë narkotike


Policia e Tiranës, të mërkurën e 10 marsit, ka arrestuar shtetasin O.M., 26 vjeç, për përdhunimin e një miture dhe shpërndarjeje të lëndëve narkotike.

Komisariati i Policisë Nr.1 në Tiranë, në bashkëpunimin me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e të riut.

Në njoftimin e policisë thuhej se shtetasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Policia ka dyshime se O.M. ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore