Lajme

Arrestohen tre shqiptarë në Britani, kultivonin kanabis


Tre shqiptarё, të përfshirë në grupin më të madh të rritjes së kanabisit tё gjetur ndonjёherё në Lincolnshire (Britani), u kapёn të enjten e 16 shtatorit.

Ferma e kanabisit, ku mund të prodhohej drogë me vlerë miliona paund, u zbulua pasi policia sulmoi një njësi tё saj në Freiston Road, në fillim të këtij viti.

2 mijё e 985 bimë kanabis u gjetën në katër dhomat brenda hapësirës prej 4 mijё e 650 kilometrave katrorë.

Një sistem hidroponik ishte instaluar së bashku me kanalet e ventilimit dhe, nё një pjesë tё ndërtesës, jetonin burrat qё kujdeseshin pёr rritjen e bimёve.

Policia e Lincolnshire tha se, “deri tani kjo është shkalla mё e lartё e kanabisit e kapur ndonjёherё nё këtё qark”, pёr tё cilin kanё punuar njё numёr i madh personash.

Pasi hyri në ndërtesë, Policia arrestoi nё flagrancё Xhemal Derdin dhe, më pas, gjeti Alfred Allan, tё fshehur në kanalet e ventilimit.

Oficerët u kthyen sёrish në njësi, ku ndaluan Ismail Elezin, i cili ishte ende brenda.

Policia njoftoi se të pandehurit janë tё gjithё shtetas shqiptarë dhe se kishin hyrё ilegalisht nё vend.

Xhemal Derdi 24 vjeç, Alfred Alla 21 vjeç dhe Ismail Elezi 26, të cilët u kapёn brenda ndёrtesёs, pranuan fajin më 25 mars të këtij viti.

Secili u dёnua me 39 muaj burg dhe dёbim nga vendi.

Sunil Khanna, avokati i Derdit, tha se klienti i tij kishte punuar në industrinë e ndërtimit në Itali dhe Gjermani, por mundësitë e punësimit u ndёrprenё si rezultat i pandemisё sё COVID-19.

Atij iu ofrua mundësia pёr tё shkuar nё Britani, pёr tё cilёn iu desh tё merrte para borxh.

Si rezultat, ai ra dakord të punonte për tre muaj, për ata që e sollën në MB, për të shlyer borxhin e tij.

Neil Sands, tha për Alla, se ishte përfshirë në kujdesin për bimët dhe nuk kishte prova që ai ishte përfshirë në një masë më të madhe.

Jason Cross tha për Elezin, tha se, “provat kundër tij janë në përputhje me faktin se ai ka një rol më të vogël. Nuk ka asnjë sugjerim se ai ishte përgjegjës për ngritjen ose mirëmbajtjen e pajisjeve.

“Ai erdhi këtu me mirëkuptimin se do t’i jepej mundësia të angazhohej në punë legjitime. Ai mendon se është gënjyer dhe shfrytëzuar”.

Cross tha se nё paraburgim Elezit i janё krijuar probleme me veshkat dhe pёr tё cilat po i nёnshtrohet aktualisht ekzaminimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore