Bota

Arrestimi i aktivistes indiane Disha Ravi shkakton zemërim në vend


Një ambientalistja 22 vjeçare, e quajtur Disha Ravi u arrestua ditën e shtunë pas akuzave pёr qarkullim të një dokumenti që mbështet demonstratat e fermerëve.

Dokumenti ishte postuar në median sociale Twitter nga aktivistja suedeze Greta Thunberg. Thunberg kishte publikuar një dokumentacion me informacione mbi demonstratat e fermerëve, mënyrën e bashkimit të tubimeve dhe mbështetjes së lëvizjes.

Arrestimi i 22-vjeçares ka shkaktuar zemërim tek masat, tё cilёt e kanё interpretuar si sulm tё fjalёs sё lirё.

Policia e Delhit nuk ka deklaruar akuzën nёn tё cilёn ёshtё arrestuar Ravi, por e ka quajtur atё si “komplotiste kryesore nё formulimin dhe shpёrndarjen e dokumentit”.

Ndёrkohё, sipas burimeve nuk ka akoma një deklaratë nga avokati i saj.

Që nga fundi i nëntorit, fermerët kanë marrshuar në rrugët që çojnë në kryeqytet, duke kërkuar që ligjet e reja të bujqësisë të shfuqizohen.

Protestat e fermerëve kanë qenë kryesisht paqësore.

Sidoqoftë, më 26 janar, mijëra fermerë bastisёn policinë dhe sulmuan në kompleksin historik të Red Fort në Delhi. Barrikada u shkatёrruan dhe traktorë tё shumtё vozisnin nëpër postblloqe.

Kёto protesta sё bashku me protestat e Ligjit për Ndryshimin e Shtetësisë, anti-CAA janё quajtur njё konspiracion global sipas qeverisё Indiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore