Stil

Arkitektja ruse ‘humbet fytyrën’ pas trajtimit të bukurisë, ‘plaket në mënyrë të pakthyeshme’


Një arkitekte ka treguar se si ajo "humbi fytyrën" pasi iu nënshtrua një trajtimi bukurie.

Gruaja ruse Svetlana, 37 vjeçare, pretendon se kirurgu kozmetik përdori një ilaç të ri, i cili sipas tij ishte i miratuar kohët e fundit, për përdorim në Britani dhe shumë vende të tjera perëndimore.

Por, ky ishte ilaçi që shkatërroi pamjen e saj “duke e plakur në mënyrë të pakthyeshme për 10 vjet”. “Fytyra ime u tkurr si në mumje”, thotë Sveltana e shqetësuar, duke shpjeguar se si rezultat i kësaj ajo ishte kthyer në një grua të izoluar nga bota e jashtme.

“Lëkura ime u tha si një leckë, fytyra u largua plotësisht nga kafka. Lidhja e lëkurës me kafkën, me të ashtuquajturat ligamente të fytyrës, u zhduk”.

Arkitektja ruse Svetlana, pas nderhyrjeve kirurgjike

Tani kjo ndodhi është ngritur në një çështje penale në Rusi, por Svetlana thotë se jeta e saj dashurore dhe karriera janë shkatërruar. Ajo gjithashtu është munduar t’i paralajmëroj gratë e tjera.

“Është shumë e frikshme”, tha ajo. “Sikur të jeni vrarë, ju dekompozoheni – dhe e shihni atë çdo ditë në pasqyrë. Është sikur fytyra juaj po shkrihet dhe ju nuk mund ta ndaloni atë dhe mjekët nuk dinë si ta trajtojnë”.

“Nëse do të kisha pasur edhe aluzionin më të vogël se kjo mund të ndodhte, nuk do të kisha shkuar kurrë tek një estetiste”.

Problemet e saj filluan kur ajo u këshillua nga kozmetologu i saj të hiqte implantet e vjetra të xhelit lifting me injeksione të Longidaza (një ilaç rus me përdorime të shumta që është miratuar këtë vit për përdorim në shumë vende perëndimore).

Ajo kishte kërkuar këtë trajtim sepse “i dashuri im i atëhershëm më thoshte – gjoja si shaka – ti je e vjetër, prandaj unë do ta gjej një modele më të re”. Në mënyrë të pavetëdijshme, ajo e besoi atë dhe u përpoq të përmirësonte fytyrën e saj me kirurgji kozmetike.

Kur ajo bëri

“Në mbrëmje shkova në pasqyrë dhe pashë që fytyra ime kishte filluar të ndryshonte”, është shprehur e shqetësuar arkitektja, duke treguar që i dashuri e la atë pasi operacioni shkoj keq.

Arkitektja ruse Svetlana, pasi “humbi bukurine e saj”

Kirurgu, të cilin Selvana e kishte vizituar në mars të vitit 2020, e kishte sigurouar atë, se Longidaza do të prishte xhelin e tepërt në lëkurën nën sytë e saj.

Edhe pse kishte marrë shumë trajtime të tjera, gjithashtu, duke injektuar xhel në faqet e saj dhe në palosjen e saj nasolabiale, ajo përsëri mori enzimë dhe mbushës hialuronik në një procedurë tjetër.

“Në mbrëmje shkova në pasqyrë dhe pashë që fytyra ime kishte filluar të ndryshonte. Lëkura nën sytë e mi u tha dhe fjalë për fjalë ra në të. Në mëngjes, vëllimi i indeve të thara nën sy u rrit edhe më shumë. Ndryshime të shpejta po ndodhnin, çdo orë fytyra ime po ndryshonte”.

“Brenda tre ditësh, jo vetëm nën-sy, por edhe qepallë e sipërme, ishte tharë plotësisht. Vetullat e mia ranë poshtë, qoshet e jashtme të syve ranë. Unë nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte”.

Asaj më vonë i ishte thënë  se Longidaza, një ilaç alergjik kundër mbresë, ishte duke ngrënë indet e saj, “unë nuk e kuptova në atë kohë se ishte e pakthyeshme”.

Ndërkaq estetistja e saj, Irina Freimanis injektoi më shumë xhel, por gjithashtu përdori më shumë ilaçin e ri, këtë herë duke i dhënë trajtim falas.

Selvana para nderhyrjeve estetike

Sipas saj mbushësit e rinj i shkaktuan dhimbje, por përsëri nuk e zgjidhën problemin e përkeqësimit.

“Pas gjithë këtyre injeksioneve, unë pashë një person tjetër në pasqyrë çdo ditë. Ishte e qartë se një lloj procesi kimik po ndodhte dhe fytyra po ndryshonte. Kjo ishte vërtet e frikshme”.

Kirurgët dhe okulistët e paralajmëruan se për shkak të dëmtimit të zonës së syve, shikimi i saj do të dëmtohej. Tani kjo gjendje ishte bërë e pakthyeshme.

“Ndalova së komunikuari me njerëzit, e mbylla veten”, tha ajo. “Të gjithë pyetën se çfarë më ndodhi, pse nuk dukesha si vetja ime, çfarë nuk shkonte me sytë e mi.

“Vazhdova të fryhem shumë dhe ndalova së daluri nga shtëpia, nuk doja të trembja askënd”, tha viktima.

Maskat e fytyrës COVID e shpëtuan sikletin e saj, por Svetlana gjithashtu mbante syze të mëdha të errëta dhe një kapelë, “duke mbuluar plotësisht fytyrën time pasi në profil kisha një ballë dhe tempuj shumë të panatyrshëm të sheshtë”.

Në internet ajo kuptoi se nuk ishte e vetmja që vuante nga probleme të tilla.

Ajo shkoi në Komitetin Hetues Rus ku tani po shqyrtohet rasti, kurse nga ana mjekësore ajo ende vazhdon të kërkoj një rrugëdalje.

“Disa mjekë më thanë: ky ilaç ju ka gërryer fytyrën, është i pakthyeshëm…'”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore