Sport

Arijanet Muric do të jetë startues të Willem II


Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, e ka kompletuar transferimin në Willem II, klub i cili bënë pjesë në kampionatin holandez Eredivisie.

Trajneri i Willem II, Zeljko Petrovic, në një komunikatë për mediat holandeze tha se Muric do të jetë zgjedhja e parë në portë.

Kjo pasi që portieri startues i ekipit holandez, Robin Ruiter është lënduar, ndërsa zëvendësuesi i tij Jorn Brondeel ka mbrojtur në 11 takime, por trajneri malazez e njoftoi atë se Aro do të jetë numri një në portë.

Muric së fundi ishte i huazuar te Girona në ligën e dytw spanjolle nga Manchester City, por nuk gjeti shumë hapësira pasi luajti vetëm gjashtë ndeshje.

Kështu Manchster City vendosi që përsëri ta huazoj atë në një klub ku do të mund të ketë më shumë paraqitje.

Kujtojmë se 22 vjeçari për ekipin e Kosovës ka 16 paraqitje gjithsej, kurse për klubet në të cilat ka luajtur deri më tani, mbrojti portën 34 herë.

Pa dyshim arritja më e madhe ishte kur mbrojti portën e ekipit A të Manchester Cityt në pesë ndeshje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore