Lajme

“Ardhja e diasporës në Kosovë mund të sjellë shpërthim epidemik”


Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  Arben Vishaj.

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj, ka thënë se me ardhjen e diasporës në Kosovë, mundësitë për shpërthimin epidemik janë të mëdha.

“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe e rrit mundësinë e përhapje së infeksionit sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik në Gjermani Zvicër, Austri”, ka thënë Vishaj.

Ai përsëri ka apeluar që vaksinimi i popullatës të ndodh sa më shpejt që është e mundur.

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”.

Klinika Infektive në Prishtinë.

Ai bëri të ditur për EO se pacientët post-COVID janë duke marrë trajtim në klinikën e Pulmologjisë.

“Ne pacientët post-COVID nuk i trajtojmë vetëm rastet sporadike. Kryesisht pacientët post-COVID trajtohen në klinikën e Pulmologjisë, por trajtimi i tyre mund të zgjasë disa javë, por edhe muaj të tërë”.

Më 27 nëntor për Albanian Post, ministria e Shëndetësisë ka thënë se nuk do tës vendos ndonjë masë kufizuese për ardhjen e diasporës në Kosovë në festat e fundvtit.

Ndërkaq, me nëntë dhjetorit në Kosovë ka filluar dhënia e dozës së tretë e vaksinës anti-COVD.

Ky vendim ka ardhur pas takimit të ministrisë së Shëndetësisë së bashku me Komitetin për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet  6 muaj pas  marrjes së dozës së dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje sqarohet se dhënia e dozës së tretë do ju jepet edhe personave tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur.

“Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues”.

“Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”.

Po ashtu, dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjec, sipas interevaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore