Pajisje

Apple përmirëson Siri-n dhe sistemet operative me ChatGPT-në e OpenAI


Apple do të përmirësojë asistentin e saj zanor Siri dhe sistemet operative me ChatGPT-në e OpenAI, teksa kërkon të arrijë garën në Inteligjencën Artificiale.

Prodhuesi i iPhone ka njoftuar ndryshimin e Siri-t së bashku me një numër karakteristikash të tjera të reja në shfaqjen e tij vjetore të zhvilluesve.

Është pjesë e një sistemi të ri të personalizuar të AI – të quajtur Apple Intelligence – që synon t’u ofrojë përdoruesve një mënyrë për të naviguar më lehtë pajisjet Apple.

Përditësimet në sistemet e tij operative iPhone dhe Mac do të lejojnë aksesin në ChatGPT përmes një partneriteti me zhvilluesin OpenAI.

ChatGPT mund të përdoret gjithashtu për të nxitur mjete të tjera, duke përfshirë krijimin e tekstit dhe përmbajtjes.

Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtë.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, ka thënë se masa do t’i sjellë produktet e kompanisë së tij “në lartësi të reja” ndërsa ai hapi Konferencën Botërore të Zhvilluesve në selinë e gjigantit të teknologjisë në Cupertino, Kaliforni.

Megjithatë, pati një reagim të ftohtë nga tregjet – çmimi i aksioneve të Apple ra me 1.91% të hënën, ditën e shpalljes.

Partneriteti nuk u mirëprit as nga Elon Musk, pronari i Tesla-s dhe Twitter/X, i cili ka kërcënuar se do të ndalojë iPhone-ët nga kompanitë e tij për shkak të “sigurisë së të dhënave”.

Elon Musk ngre alarmin për sigurinë dhe kërcënon hapur Apple: Nëse vendosin ChatGPT në sistemin operativ, do t’i përjashtoj përjetë produktet nga kompanitë e mia

“Apple nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë pasi t’i dorëzojë të dhënat tuaja OpenAI”, ka thënë Musk në X.

Prodhuesi i telefonave inteligjentë Samsung u tall gjithashtu me njoftimin e rivalit të tij.

Sakaq, nuk është hera e parë që kompania koreano-jugore ka kërkuar të minojë konkurrentin e saj.

Sidoqoftë, shqetësimi më i madh për Apple do të jetë nëse mjetet e tij të reja të inteligjencës artificiale do ta ndihmojnë atë të arrijë hapin me firmat rivale që kanë qenë më të shpejtë për të përqafuar teknologjinë.

Apple u uzurpua nga Microsoft si kompania më e vlefshme në botë në janar dhe u tejkalua përsëri nga prodhuesi i çipave Nvidia në fillim të qershorit.

Apple njofton bashkëpunimin me OpenAI, ChatGPT tashmë në Iphone

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore