Pajisje

Apple-i largon të sapopunësuarin, kërkesë e punonjësve


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple, ka ndërprerë nga puna një punonjës të ri pas mijëra kërkesave drejtuar kompanisë nga punonjësit për të hetuar punësimin e tij, i cili më parë ka botuar një autobiografi që, sipas tyre, përmbante deklarata mizogjeniste.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se ish-menaxheri i produkteve të shënjestrimit të reklamave në Facebook, Antonio Garcia Martinez, në bazë të profilit të tij në rrjetin profesional Linkedin, u bashkua me ekipin e Apple-in gjatë muajit prill.

Pas marrjes vesh për pozicionin e tij në kompani, disa punonjës të Apple-it filluan të qarkullonin një “letër shqetësimi” të brendshme, duke cituar disa nga pasazhet e autobiografisë së tij të vitit 2016 të titulluar “Chaos Monkeys: Obscene Fortune and Random Failure in Silicon Valley” si problematike.

Në letrën e parë nga CNN, punonjësit argumentonin se pasazhet e gjendura në librin e tij janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimin e Apple-it për përfshirje.

Për të qartësuar më tej pikëpamjet e tyre, letra përmbante fragmente nga shkrimet e tij, siç është: “Shumica e grave në Bay Area janë të buta dhe të dobëta, të zhgënjyera dhe pasive, pavarësisht nga pretendimet e tyre për natyrën materialiste dhe plot me budallallëqe”, lexon një nga fragmentet.

Në të vazhdohet se “ato kanë feminizmin e tyre të së drejtës për vetveten dhe vazhdimisht kërkojnë pavarësinë e tyre, por realiteti është… ato do të bëhen pikërisht lloji i bagazhit të padobishëm”.

Marrë shkas nga këto pasazhe, punonjësit kanë shkruar në letrën e tyre se “jemi thellësisht të mërzitur nga domethënia e këtij punësimi mbi angazhimin e Apple-it për qëllimet e tij të përfshirjes, si dhe ndikimi i saj real dhe i menjëhershëm te ata që punojnë pranë Garcia Martinez-it”.

Punonjësit kanë shtuar se “ai vë në pikëpyetje pjesë të sistemit tonë të përfshirjes në Apple, përfshirë panelet e punësimit, sfondin e kontrolleve dhe procesin tonë për të siguruar kulturën tonë ekzistuese të përfshirjes që është mjaft e fortë për t’i bërë ballë individëve që nuk ndajnë vlerat tona përfshirëse”.

Pjesë e kërkesës së tyre ishte edhe hetimi mbi mënyrën se si “pikëpamjet e publikuara të Garcia Martinez-it mbi gratë dhe njerëzit me ngjyrë ishin injoruar” gjatë procesit të punësimit. Gjithashtu duhet që kompania të dalë me një plan të qartë veprimi për të parandaluar që kjo të përsëritet.

“Duke pasur parasysh historinë e Garcia Martinez-it mbi botimin e vërejtjeve raciste dhe seksiste…jemi të shqetësuar që prania e tij në Apple do të kontribuojë në një mjedis të pasigurt pune për kolegët tanë, të cilët janë në rrezik ndaj ngacmimeve publike apo atyre private”, shkruhet në letrën e punonjësve të kompanisë amerikane.

Apple-i ka reaguar menjëherë mbi këtë shqetësim dhe kërkesë të stafit të tij duke marrë masa konkrete. Kompania konfirmoi menjëherë edhe për CNN se Martnez-i nuk punonte më në Apple.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore