Auto

Apple do të prodhojë një automjet


Kompania Apple në të ardhmen e afërt do të prodhojë një automjet në të cilin do të përfshijë teknologji të avancuar, e cila spekulohet se do të prezantohet në 2024 raporton Reuters transmeton Albanian post.

“Apple electric car project” është projekti i radhës të cilin kompania Apple aktualisht është në zhvillim të sajë.

Në 2014 Apple morri hapat e parë për të lansuar një automjet, por tërhoqi përpjekjen për t’u përqendruar në softuer dhe rivlerësoi qëllimet e saj. Pastaj në 2018 Doug Field, një veteran i Apple që kishte punuar në Tesla Inc, u kthye për të mbikëqyrur projektin dhe të udhëheq 190 punëtor.

Me këtë ekip dhe një dizajn të ri, Apple do të mund të rrisë potencialin e tyre.

Burimet thonë se ka mundësi që Apple do të bashkëpunojë me një kompani të jashtme për veturën ose të përdorë partnerë të tjerë, por deri tani nuk dihet se kush mund të jetë.

Por lëshimi i automjeteve nga Apple mund të shtyhet deri më 2025 apo më vonë, për shkak të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore