Aplikacione

Aplikacioni në gjurmim të rrahjeve të zemrës


Në Mbretërinë e Bashkuar, studioja e dizajnit e quajtur Cellule, ka bashkëpunuar me studiuesit e mjekësisë për të prodhuar Echoes, një aplikacion ky që lejon përdoruesit të dëgjojnë tingullin dhe ritmin e rrahjeve të tyre të zemrës.

Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, tregon se aplikacioni Echoes u krijua për të provuar mundësitë e gjurmimit të kushteve të zemrës përmes telefonave inteligjentë.

Gjithashtu aplikacioni synon të shkojë përtej një funksioni të thjeshtë mjekësor duke i lejuar përdoruesit të lidhen me trupin e tyre dhe “të mendojnë për ritmin unik të zemrës” së tyre.

“Është një mjet që jo vetëm do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë potencialin e teknologjisë celulare për të zbuluar tinguj të dëgjuar me cilësi të mirë, por gjithashtu do t’u lejojë të mësoni për zemrën tuaj në një mënyrë të bukur dhe të gjallë”, shprehet Echoes.

Cellule e zhvilloi aplikacionin së bashku me ekipin kërkimor të Universitetit të Maastricht-it dhe King’s Collage në Londër.

Dhe shkëndija fillestare e krijimit të aplikacionit ka ardhur nga një kërkues shkencor në doktoraturë, Hongxing Luo, i cili ishte kureshtar nëse mikrofonat e telefonave inteligjentë mund t’u lejonin pacientëve me probleme kardiake të monitoronin zemrat e tyre nga shtëpia.

Lidhur me ndërfaqen e aplikacionit, ajo ka qëllimisht një estetikë jo mjekësore. Ekot e kryera do t’i lejojnë skuadrat të testojnë idenë dhe të vënë atë potencialisht në përdorim klinik në të ardhmen.

Mirëpo, momentalisht, përdoruesit mund të marrin pjesë në projektin kërkimor teksa shijojnë vizualizimet shumëngjyrëshe 3D të tingujve të zemrës së tyre. Dhe duke e mbajtur telefonin në gjoks, ata marrin regjistrimet audio të këtyre tingujve.

Në krahasim me platformat e tjera mjekësore, të cilat shkaktojnë ankth, Echoes synon të ketë efekt qetësues te përdoruesit dhe ka një pamje të ngjashme me artin digjital apo videot muzikore të ambientit.

“Për mua, gjuha vizuale e Echoes ka të bëjë me sjelljen e një përfaqësimi vizualo-poetik në trupin e njeriut se sa thjesht mjekësore”, ka thënë themeluesi i Cellule, Salome Bazin.

Ai ka vazhduar se “për aplikacionin Echoes, sfida ishte të vizualizosh tingullin duke ruajtur një estetikë që ekuilibronte ato lojcake dhe mjekësore”.

Cellule, për të zhvilluar dizajnin grafik, vërejti se si mund të vizualizohej tingulli në muzikë, si dhe gjuhën simbolike ekzistuese rreth zemrës.

“Shtoji kësaj një skemë ngjyrash që flet me një brez të ri dhe shpresojmë se kemi krijuar një qasje që rrëzon shumë barriera mendore rreth kardiologjisë”, ka shtuar Bazin.

Ai shpreson që Echoes të sigurojë një paradigmë alternative për aplikacionet shëndetësore që përqendrohen në gjurmimin dhe vlerësimin sasior.

“Jo domosdoshmërisht mendoj se gjurmimi i vetvetes për çdo numër është fuqizues. Në vend të kësaj, Echoes ka të bëjë me të mësuarit. Të mësosh bukurinë e tingujve të zemrës duke pranuar në të vërtetë se po punon shumë përditë për ty”, është shprehur Bazin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore