Kultura

Anulohet festivali i muzikës Coachella


Festivali i Muzikës dhe Arteve Coachella Valley, nuk do të mbahet këtë vit.

Për shkak të pandemisë ky festival do të mbahet në tetorë në tetor të vitit 2022.

Shtyerjen e kësaj ngjarje vjetore, e cila është festivali më i madh i muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë bërë të ditur organizatorët e këtij fstivali në Daily Mail., transmeton Albanian Post.

Kjo është hera e katërt që po shtyhet ky festival për shkak të pandemisë COVID-19.

Coachella 2020 fillimisht u vendos te mbahet në dy fundjava të ndara në mes të prillit, para se të shtyhej përsëri në tetor, pastaj për herë të tretë në prill 2021 dhe tani përsëri në vitin 2022.

Festivali dy javorë, i cili mbahet në Indio, California, ndiqet nga rreth 250,000 dhe për këtë vit ishin paralajmëruar të marrin pjesë Travis Scott, Frank Ocean dhe Rage Against Machine si të ftuarit kryesorë.

Çdo vit, Coachella gjeneron një shumë prej 100 milion dollarë për Goldenvoice dhe kompaninë e saj AEG, sidoqoftë, kompania – si shumë operatorë të tjerë të muzikës live – po vuan për shkak të pandemisë COVID-19.

Shtyrja e sezonit të festivalit të Coachella vitin e kaluar ishte një goditje e madhe për ekonominë lokale, duke humbur më shumë se 700 milion dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore