Jetesë & Stil

Anna Lika rrëfehet në “Pikë” për pagesën më të lartë që ka marrë si aktore


Anna Lika ka qenë e ftuara e radhës në ‘Pikë’, emisioni i showbizit drejtuar nga Adela Osmani.

Ajo është bërë pjesë e një loje shumë speciale që u frymëzua nga ‘Squid Game’.

Me një biskotë para, e cila duhej shpuar në mënyrë të vazhdueshëm, njësoj si në serialin korean, Anna u vu në siklet nga disa pyetje të moderatores.

Kur u pyet për pagesën më lartë që ka marrë në karrierën si aktore, Lika zbuloi se është 15.000 euro, por nuk pranoi të tregoj për cilin projekt bëhet fjalë.

Më tej ajo zbuloi detaje nga seriali ‘H.O.T’ që po transmetohet prej pak javësh në Klan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore