Lajme

Ankesat e AAK-së


AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media për të shprehur pakënaqësitë e tij dhe partisë që udhëheqë me qeverinë dhe qasjen e qeverisë në raport me komunat që drejtohen nga kryetar të AAK-së.

“Raportin i qeverisë qendrore me komunat”, është konferenca që është paralajmëruar për në orën 12:00, në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë.

Në anën tjetër, grupi parlamentar i AAK-së do të zhvillojë takim me drejtuesit e KEDS-it.

Takimi, kanë njoftuar ata, është për çështje që ndërlidhen me krizën energjetike në vend.

Para takimit me KEDS-in, deputetët e AAK-së u takuan edhe me bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar, tha se takimin e kanë realizuar jo vetëm për t’u njoftuar me implememtimin e udhërrëfyesit për marrëveshjet që u arrit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, por edhe për të diskutuar për kapacitetet energjetike që ka vendi pasi gjatë dimrit sërish pritet të ketë krizë në këtë sektor.

Besnik Tahiri dhe Beke Berisha

Ditë më patë, Tahiri njoftoi se ka kërkuar dy interpelanca në Kuvendin e Kosovën.

E në to sipas tij, duhet të raportojnë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Si grup i kemi ngrit dy interplenanca. Një për ministrin Hekuran Murati për ligjin e pagave për sektorin publik”.

“Siç jeni në dijeni në mungesë të këtij ligji zhagitet tash e një vit e gjysmë dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara legjislative. 80 mijë zyrtarë publikë janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim. Pra interpelanca lidhet drejtpërdrejtë me faktin se ky ligj nuk ka ardhur në kuvend dhe për këtë fakt te policia i janë marrë këtij sektori 15 milionë euro, te shëndetësia 25 milionë euro”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së, pati kërkuar që të mbahet edhe një interpelancë tjetër, ku do të diskutohej për Ligjin për Administratën Shtetërore.

“Interpelanca e dytë ka të bëjë me administratën shtetërore. E kemi ftuar ministrin Xhelal Sveçla sa i përket zyrtareve publike. Sipas aktvendimit të publikuar në korrik më 2020, është dashur qe ky ligj te amandamentohet”.

Tahiri tha se janë mijëra vende të lira në Qeveri dhe nuk po punësohen qytetarë kur papunësia është në shkallë të lartë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore