Lajme

Anija nigeriane e shpërthyer e magazinimit të naftës kishte deri në 60 mijë fuçi para incidentit


Mbetjet e anijes së djegur në brigjet e Nigerisë

Një anije magazinimi nafte që shpërtheu në brigjet e Nigerisë këtë javë mbante rreth 50 mijë deri në 60 mijë fuçi naftë bruto në kohën e incidentit, tha të shtunën Ministri i Mjedisit Sharon Ikeazor, shkruan Reuters.

Kompania nigeriane Shebah Exploration & Production Company Ltd (SEPCOL) njoftuan të enjten se flakët kishin përfshirë anijen lundruese të prodhimit, ruajtjes dhe shkarkimit të Trinity Spirit (FPSO) pas një shpërthimi një ditë më parë.

Ikeazor tha se Agjencia Kombëtare e Zbulimit dhe Reagimit të Derdhjeve të Naftës ka thirrur operatorët e industrisë së naftës dhe Clean Nigeria Associates, një kooperativë që i përgjigjet incidenteve të derdhjeve të naftës për mbështetje.

SEPCOL, në administrim, thanë se po punojnë me autoritetet për të inspektuar anijen pas zjarrit dhe një ekip hetimor është nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Kompania në fjalë përmes një deklarate nuk raportoi për viktima dhe po heton vendndodhjen dhe sigurinë e 10 anëtarëve të ekuipazhit që ishin në bordin e anijes përpara incidentit.

Megjithatë, Ikusemuya Igbekele, kryetar i komunitetit pritës të peshkimit, i tha Reuters se dy trupa ishin të vdekur para anijes, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit u hodhën në det me jelek shpëtimi dhe u dërguan në spital.

Një ekip hetuesish qeveritarë vizituan vendin e incidentit të shtunën, por nuk dhanë asnjë koment.

Sipas burimeve deri pesë vjet më parë kompani të tjera, përfshirë tregtarët e mëdhenj të naftës, ruanin naftën e tyre të papërpunuar në anije, e cila kishte kapacitet për të prodhuar 22 mijë fuçi në ditë dhe mund të ruante 2 milionë fuçi.

Trinity Spirit, është objekti kryesor i prodhimit për OML 108, i cili mbulon 750 kilometra katrorë (290 milje katrorë) ujë nga delta e Nigerit, duke filluar nga një thellësi prej 30 metrash deri në 213 metra, thuhet në uebsajtin e SEPCOL.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore