Lajme

Anëtarësimi në Komisionin ndërkombëtar për personat e zhdukur, Komisioni për të Drejtat e Njeriut e jep dritën e gjelbër


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat ë Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat ë Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, këtë të enjte, ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për aderim në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, përmes së cilës Kosova do të synojë anëtarësimin e Komisionin ndërkombëtare për personat e zhdukur.

Pas votimit në Komision, ky projektligj i dërgohet kuvendit për miratim.

Ndryshe javë më parë Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha me këtë rast se kjo nismë shton mundësitë për rritje të bashkëpunimit rajonal e më gjete në procesin e ndriçimit të fatit dhe vend-ndodhjes së personave të zhdukur me dhunë. janë të përkushtuar për zbardhjen e zhdukjeve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës, ku në shërbim të kësaj po iniciojmë aderimin e Kosovës në ICMP. Kjo nismë po ashtu i shërben rritjes së kapaciteteve të mjekëve ligjore dhe specialistëve të tjerë të fushës së antropologjisë dhe arkeologjike forenzike në institucionet tona”, kishte pohuar ai.

Në anën tjetër Kosova dhe Sebria më 2 maj në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi miratuan Deklaratën për Personat e Pagjetur.

Kryeministri Kurti u kritikua pas kësaj deklarate për mungesë të termit të zhdukur me dhunë (Enforced Disappearance) sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave të Zhdukur me Dhunë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në vend të termit të zhdukur me dhunë Deklarata në fjalë përmban termin të zhdukur me forcë (forcibly disappeared) që përbënë një terminologji jashtë konventave ndërkombëtare përmes së cilës nuk mund të kërkohet dëmshpërblimi/kompensimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore