Shqipëria

Amnistia e nxori nga burgu, i riu vjedh makinën në Korçë


Policia e Pogradecit ka bërë me dije se Ardian Isufi, i cili ditën e djeshme la qelinë e burgut të Drenovës po kërkohet për vjedhje.

I riu ishte i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga Amnistia.

Ai sa hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti. Këtë herë grabiti një mjet “Ford Fiessta” i parkuar në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore