Stil

Amerika shndërron shkretëtirën në qytet multi funksional


Dezeen

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ekspertët së fundmi kanë menduar të krijohet një qytet me kapacitet prej pesë milion njerëzish.

Arkitekti me prejardhje daneze, Bjarke Ingels është duke planifikuar një qytet të quajtur “Telosa” për sipërmarrësin Marc Lore, i cili do të ndërtohet “nga e para” në shkretëtirën amerikane.

Po ashtu, qyteti “Telosa” ishte në planë që të ndërtohej në një zonë të pushtuar prej 150 mijë hektarësh në SHBA.

Në rrjetin social Twitter, ishte e shpallur edhe nga studioja e arkitekturës BIG nga Ingels, i cili do të ndërtohet në një shkretëtirë të SHBA-së.

“Vizioni ynë është të krijojmë një qytet të ri në Amerikë që përcakton një standard global për jetesën urbane, zgjeron potencialin njerëzor dhe bëhet një projekt për brezat e ardhshëm,” thuhet në deklaratë.

Qyteti është ideja e Marc Lore, një sipërmarrës dhe ish-drejtor i tregtisë elektronike në shitësin me pakicë Walmart, i cili shiti faqen e tij të internetit Jet.com te gjiganti i supermarketeve për 3.3 miliardë dollarë në vitin 2016.

Qyteti “Telosa”

Lore krijoi një ide, në të cilën do ta merrte parcelën e madhe të tokës që do t’i dhurohet një shoqërie, në mënyrë që vlera e saj në rritje të financojë zhvillimin e qytetit dhe të përmirësojë mirëqenien e banorëve.

“Ka një sasi të kufizuar toke dhe ajo tokë u pretendua breza më parë u krijuan komunitete, dollarët tatimorë u përdorën për të investuar në tokë, dhe për këtë arsye toka u rrit në vlerë me kalimin e kohës me pronarët e tokës që nuk kishin nevojë të prodhonin asgjë ose të rrezikonin”, tregon Lore.

Qyteti “Telosa”, është idea e Marc Lore

Ky qytet i menduar mirë, do të përmbante “opsione të ndryshme strehimi” që “janë të arritshme për të gjithë”.

Një imazh i Rezidencës Dortheavej të studios BIG në Kopenhagen, u përdor për të ilustruar seksionin në faqen e internetit të qytetit Telosa.

Bjarke Ingels është themeluesi i BIG, një nga studiot më të suksesshme të arkitekturës në botë. Ai kohët e fundit krijoi një kompani të dizajnit për shtëpi që synon të “imagjinojë mënyrën sesi ne i ndërtojmë shtëpitë tona”.

Arkitekti Bjarke Ingels

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore