Shqipëria

Ambasadorja greke viziton Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës


Ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, mbërriti gjatë mesditës të së mërkurës në ambientet e paraburgimit në Vlorë.

Kjo, për t’u takuar me kandidatin fitues për bashkinë e Himarës nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Ambasadorja pritet të ketë një takim me Belerin, vetëm një ditë pasi u konfirmua zyrtarisht nga avokati i këtij të fundit, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Prokurorinë e Posaçme.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka regjistruar të mërkurën e 17 majit procedimin penal për Fredi Belerin, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Kalimin e dosjes së Belerit në SPAK e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Romario Meminaj.

Gjykata e Vlorës shpalli më herët moskompetencën dhe çështja kaloi në Strukturën e Posaçme.

SPAK regjistron procedim penal për Fredi Belerin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore