Lajme

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Rusia është një shtet terrorist


Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, e quajti Rusinë një “shtet terrorist” në një intervistë me “Fox News” të dielën.

“Ky është një shtet terrorist dhe ne duhet ta trajtojmë Rusinë si një shtet terrorist”, tha Markarova.

Ajo përsëriti gjithashtu thirrjet që SHBA-të t’i sigurojnë Ukrainës armë kundërajrore dhe armë të tjera.

Për 11 ditë radhazi, forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Ukrainë në përpjekje për të kapur qytetet e mëdha si Kievin dhe Kharkiv.

Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 364 civilë, 1 mijë e 123 të plagosur dhe 759 të lënduar lehtë në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore