Zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori Tomas Szunyog uron qytetarët e Kosovës dhe Vetëvendosjen


Përfaqësuesi i përhershëm në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog, përmes një postimi në Twitter, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për triumfin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Ai vlerësoi popullin e Kosovës për organizimin profesional të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen aktive pavarësisht motit të keq & COVID19.

Szunyog theksoi se “ekspertët e BE-së janë duke përgatitur raport dhe rekomandime” për Kosovën.

Po ashtu, ka treguar se pret që Lëvizja Vetëvendodje “të marrë përgjegjësi për krijimin e shpejtë të qeverisë, zgjedhjet e presidentit dhe punën në axhendën/dialogun e BE-së”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore