Lajme

Ambasadori rus në Poloni lyhet me bojë të kuqe nga qytetarët ukrainas


Ambasadori rus në Poloni Sergey Andreev u lye me bojë të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë me lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë.

Andreev gjendej në shoqërinë e diplomatëve të tjerë dhe gruas së tij.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit polak të dielën për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Turma marshoi nga Pallati i Kulturës dhe Shkencës drejt Ambasadës Ruse, duke brohoritur parulla në mbështetje të Ukrainës.

Pjesëmarrësit e aksionit marshuan, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe postera të tillë si “Shpëtoni Azovstalin”, “Stop Putinit”, “Stop Luftës”, “Bëhuni trima si Ukraina”, “Ne mundëm nazizmin – tani do ta mposhtim rusizmin”, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore