Zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori amerikan viziton selinë e Vetëvendosjes


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, ka vizituar selinë qendror të Lëvizje Vetëvendosje në Prishtinë.

Vizita e Kosnett nuk është paralajmëruar as nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë e as nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, ambasadori u pa të futej në zyrat e VV-së, nga një foto e realizuar nga agjencia kosovare e lajmeve Ekonomia Online.

Nga Vetëvendosje nuk kanë dhënë prononcim për media për arsyen e vizitës e as temat që do jenë në agjendë të takimit.

Kosnett pas zgjedhjeve me anë të një statusi në mediat sociale uroi qytetarët e Kosovës “për demonstrimin e përkushtimit ndaj demokracisë dhe vizionit për të ardhmen”.

“Amerika qëndron me Kosovën”, shkroi Kosnett dhe se po presin që të punojnë me qeverinë e re pasi që të formohet dhe të bisedoi për qëllimet e përbashkëta si paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore