Shqipëria

Ambasada ruse pyet Berishën: Sa kërkove që as Gazprom-i nuk mundi t’i mblidhte “shumat përrallore”


Një reagim i beftë i ambasadës ruse ndaj ish-liderit demokrat Sali Berisha, shprehu habinë për deklaratën e këtij të fundit ndaj projekteve me gjigandin e gazit “Gazprom”.

Ambasada ruse ndan fillimisht habinë se si 10 vjet më parë, Berisha refuzoi rryshfetin “gjoja” të propozuar nga Gazprom.

Kjo, për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri.

“Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato ‘shuma përrallore’?”, pyet diplomacia ruse në Tiranë.

Berisha do të bënte me dije përmes një deklarate për mediat para Kuvendit se ka refuzuar një “ofertë marramendëse” nga kompania ruse e gazit “Gazprom” në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruajë marrëveshjen me TAP-in.

Ai theksoi se ndihej krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve.

“Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjeçare me Washington-in dy kanë qenë problemet më madhore, TAP-i dhe NATO-ja. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore