Bota

Amazon mundëson shitjen e tamponëve për përdorim vetjak të Covid 19


Si pasojë e kërkesës së lartë të testimeve, Amazon ka filluar shitjen e tamponëve me përdorim vetjak në platformën e saj.

Testi quhet “The DxTerity Covid-19 Saliva at-Home Collection Kit” dhe është tamponi i vetëm në shitje që mund të përdoret nga shtëpia, në Amazon.

Pajisja ofrohet momentalisht në dy mundësi blerjeje: paketimi me një produkt që kushton 110 dollarë dhe ai me dhjetë të tillë që kushton 1 mijë dollarë.

Sipas DxTerity, tamponi nuk është produkt i ri, por është lloj i modifikuar për përdorim shtëpiak, dhe është hera e parë që del në treg.

“The DxTerity Covid-19 Saliva at-Home Collection Kit” mundëson testime për persona simptomatik dhe asimptomatik dhe është aprovuar nga “Administrata e Ushqimit dhe Barnave” (FDA)”, ka shkruar DxTerity.

Brenda pajisjes ndodhet një tub ku vendoset pështymë dhe më tej ai dërgohet në një laborator me bazë në Los Angeles. Dërgesa është e paguar nga kompania dhe përgjigjia kthehet pas maximumi pesë ditësh, sipas kompanisë.

“Tamponët janë duke u përdorur tashmë nga më shumë se 130 partnerë të korporatave në SH.B.A., përfshirë kompaninë “Fortune 500” dhe organizata farmaceutike, por risia që të blihet nga konsumatorët është e re”,  deklaroi DxTerity./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore