Lajme

Amazon blen 11 avionë për herë të parë


Amazon njoftoi se ka blerë 11 avionë nga linjat ajrore Delta dhe WestJet.

Kompania ka qëllim për të rritur shpejtësinë dhe rrjetin e saj të shpërndarjes.

Kjo është hera e parë që Amazon blen aeroplanë për rrjetin e saj të shpërndarjes.

Amazon synon që të ofrojë vetë shpërndarjen e dërgesave.

Kompania po planifikon që të mbështetet më pak tek UPS-i, Shërbimi Postar i SHBA-së, dhe kompanitë e tjera transportuese.

Përveç flotës së saj të avionëve, Amazon ka ndërtuar  disa qendra në aeroporte dhe ka hapur depo afër vendeve ku jetojnë blerësit.

Kompania ka nisur një program që lejon kontraktorët të fillojnë bizneset e shpërndarjes me furgonë të stampuar me logon e Amazon-it.

Aeroplanët e blerë janë Boeing 767-300.

Të katër avionët që po blen nga WestJet do të bashkohen me flotën e Amazon-it këtë vit dhe shtatë avionë nga Delta do të jenë gati vitin e ardhshëm.

Flota e Amazoni-t pritet të arrijë në 85 avionë deri në 2022.

Kompania nuk e ka bërë publik çmimin e blerjes së avionëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore