Stil

“Alrosa” gjen diamantin më të madh në dekadën e fundit


Gjigandi i diamantit “Alrosa PJSC” tha se minoi një diamant 390.7 karatësh të cilësisë së bizhuterive, më i madhi që është gjetur në Rusi një dekadë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike “Bloomberg.

Kompania, e cila është nën sanksione të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës, e gjeti diamantin në minierën Mayat në Yakutia.

Guri është i formës jo standarde dhe kufizohet me një aureolë në ngjyrë të verdhë-kafe, tha kompania në një deklaratë të dielën.

Është diamanti më i madh me cilësi të çmuar i nxjerrë në Rusi që nga viti 2013.

“Një kombinim i masës, formës dhe ngjyrës e bën gurin unik”, shtoi Alrosa në deklaratë.

Kompania e kontrolluar nga shteti, e cila prodhon pothuajse të njëjtën sasi gurësh të çmuar si lideri i industrisë De Beers, vitet e fundit është fokusuar në prerjen dhe tregtimin e gurëve të çmuar të saj më të mëdhenj në shtëpitë ndërkombëtare të ankandeve, duke përfshirë Christie’s.

Sanksionet e vendosura nga vendet, duke përfshirë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, që ndalojnë importin e diamanteve ruse të cilësisë së çmuar, mund të pengojnë çdo shitje të mundshme të gurit të rigjetur rishtazi.

Përpjekjet për të ndaluar shitjen e gurëve të çmuar ruse në Evropë kanë hasur në rezistencë nga vendet importuese si Belgjika, të cilët argumentojnë se një gjë e tillë thjesht do ta zhvendoste tregtinë diku tjetër.

Por ka spekulime në rritje se vendet e G7 – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA-të dhe BE-ja do të shpallin kufizime të mëtejshme këtë muaj.

Shitjet e Alrosa-s u goditën pasi u njoftuan fillimisht sanksionet e SHBA-ve, por u rikuperuan duke zhvendosur vëllimet në Azi, kryesisht në Indi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore